Qendërmbrojtësi brazilian, Bremer, do të vazhdojë t'i mungojë Juventusit.
Lëndimi i tij, sikurse edhe i polakut, Arkadiusz Milik, nuk e kanë shqetësuar megjjithatë trajnerin, Thiago Motta, i cili sonte në Ligën e Kampionëve ndaj Stuttgartit duhet të luaj edhe pa portierin, Michele Di Gregorio, pasi në duelin e parë të këtij kompeticioni, u ndëshkua me karton të kuq kundër një tjetër skuadre gjermane, Leipzig.
Në pikëpyetje mbeten edhe Nicolas Gonzalez dhe Teun Koopmeiners, që nuk janë rikuperuar ende 100%, njofton Klankosova.tv.
Skuadra italiane në këtë duel hyn pas fitores në kampionatin italian, ku e mposhti Lazion me rezultat 1-0.
Nga ana tjetër, "Die Roten" u deklasuan 4-0 në xhiron e fundit të Bundesligës nga Bayern Munchen.
Juventus - Stuttgart transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës gjigante, Art Motion, me fillim në orën 20:45.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.