Java e 33-të e kampionatit Italian, sjell ndeshje interesante këtë të diel, ku vazhdon lufta më të gjitha frontet.
Cremonese në nevojë për pikë, për tu larguar nga 3 vendet e fundit, pret Torinon e mobilizuar në mesin e tabelës. Kjo sfidë nis mga ora 12:30 dhe transmetohet në Sport4.
Në po të njëjtin kanal, nga ora 15:00, Verona i bën konak Milanit, që e sheh mundësinë e artë për tu këndellur pas dy humbjeve me rradhë.
Në orën 18:00 luhet takimi Pisa - Genoa, që transmetohet në Sport1. Teksa në po të njëjtin kanal, me fillim prej orës 20:45, Juventus pret Bolognan në një super duel.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.