Janë orët e fundit të dialogut dhe reflektimeve me PSG-në për Kolo Muanin.
Nëse nuk mbyllet sot ose të paktën nëse deri sot nuk vijnë sinjale inkurajuese sa të thuhet se kthimi i francezit në Torino është punë e kryer, atëherë hyn në skenë plani B.
Dhe në këtë skenar të dytë emri si alternativa e parë për momentin është ai i Nicolas Jackson.
Në Continassa pritet një sinjal nga Parisi brenda pak orësh, ku Juve prej dy muajsh ka bërë gjithçka që mundej për ta rikthyer Kolo Muanin te Tudor dhe tani duhet të jetë Parisi ai që të lëshojë disi dhe t’i afrohet Comollit.
Nicolas Jackson në këtë skenar, për Juven do të përfaqësonte alternativën e parë ndaj sulmuesit francez edhe pse do të duhej të përballej me konkurrencën e Aston Villas dhe Bayernit. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.