Trajneri I Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shpallur trajneri më I mirë për sezonin 2021/22, pas një sezoni fantastik me ekipin, edhe pse nuk arriti të fitojë Premier Leaguen, me Manchester Cityn që grumbulluan vetëm një pikë më shumë se Liverpooli përgjatë gjithë sezonit.
Gjatë këtij sezoni, Klopp bashkë me ekipin arritën 28 fitore, me gjithsej 94 gola, duke grumbulluar plotë, 92 pikë, njofton Klankosova.tv.
Liverpooli po ashtu është në finale të Ligës së Kampionëve, ku pas tre ditësh përballet me kampionin e La Liga, Real Madridin.
Klopp pranoi çmimin nga legjenda Sir Alex Ferguson dhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
https://twitter.com/SkySportsNews/status/1529211489986531328
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.