FC Barcelona dhe Atletico Madrid përballen sonte në orën 21:00, por vëmendja e katalanasve është te Julian Alvarez.
Sulmuesi argjentinas, i cili është në super formë, shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowskit. Alvarez ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2030 dhe një klauzolë prej 500 milionë eurosh, por Joan Laporta beson se Barça mund të krijojë hapësirën e nevojshme financiare për të tentuar transferimin.
Ndërkohë, Atletico nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij, pasi sulmuesi është pjesë kyçe e projektit të ri./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.