Data e realizimit të filmit “Star Wars: Episode 9” është më 20 dhjetor të vitit 2019.
Ky film do të jetë i fundit dhe kompletues i trilogjisë aktuale.
Regjisori i këtij filmi, JJ Abrams do të rikthehet në regji, pasi që Colin Trevorrow ishte tërhequr.
Ndërkaq, sipas moviecastingcall.org e NME, kanë filluar audicionet për role të reja kryesore dhe dytësore.
Këto role sipas kësaj ueb-faqeje po testohen përmes agjentëve të talenteve në Los Angeles, New York dhe Londër.
“Filmimi do të ndodhë në Pinewood Studios në Londër si dhe në zonat rrethuese”, shkruan në këtë ueb-faqe, andaj audicionet sërish do të jenë të hapura për të gjihë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.