Ata janë çifti që bëri histori vitin e kaluar, kur ‘’babai transeskual’’ mbeti shtatzënë nga gruaja transeksuale.
Dhe tani katër muaj pas lindjes së djalit të tyre, Diane Rodrigues dhe Fernando Maxhado, pohojnë se duan të zgjerojnë familjen e tyre edhe më tutje, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.
Ky çift që cilësohen si prindërit e rinj jetojnë në Ekuador dhe i takojnë species hermafrodite, por që këta të fundit nuk kanë treguar për emrin e djalit të tyre të porsalindur i cili ka vetëm 16 javë, por insistojnë që ai po gëzon shëndet të plotë.
Babai në këtë rast, dikur ka qenë vajzë derisa fëmijën e bëri përmes një operimi cezarian.
‘’Ne jemi të njejtë sikurse familjet e tjera. Edhe pse ne nuk mund të kemi të njëjtat të drejta, ne jemi të njejtë’’, thuhej në një deklaratë të zotrit Machado dhënë dikur për BBC, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.