I pati dy humbje rresht kundër ukrainasit Usyk. Pastaj zgjodhi një kundërshtar jo të nivelit më të lartë.
Anthony Joshua ju kthye fitoreve në luftën e fundit që pati kundër amerikanit Franklin të cilin e mposhti me vendim unanim.
E kur u mendua që Joshua do të përballej me një boksier të rangut Tyson Fury apo Deontay Wilder, kjo nuk ndodhi. Ai zgjodhi për kundërshtar Dillian Whyte, i cili po ashtu e ka mposhtur kundërshtarin e njëjtë të Joshuas, amerikanin Franklin.
Anthony Joshua – Dillian Whyte është përballja e 12 gushtit që do të zhvillohet në O2 Arena në Londër.
Joshua ka 25 fitore e 3 humbje, kurse Whyte 29 fitore e 3 humbje.
Për shumë kë Joshua është favorit, porse ka edhe të atillë që i besojnë fort grushtit të fortë të Whyte.
Joshua humbjet i ka dy nga Usyk dhe një nga Ruiz, kurse White nga Fury, Povetkin dhe nga Joshua.
Takimi i tyre i parë pati përfunduar me nokaut teknik të Joshuas në vitin 2015-të.
Se si do të jetë dueli i tyre i dytë, mësohet më 12 gusht.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.