Sot u zbulua se mesfushori mbrojtës 30-vjeçar i Bayern Munich, Joshua Kimmich, vendosi gjashtë rekorde të reja në Bundesligë në ndeshjen e barazuar kundër Mainz.Pavarësisht se ndeshja përfundoi në barazim 2-2, Kimmich luajti të gjitha 90 minutat dhe vendosi rekordet e mëposhtme: 185 prekje, 172 pasime, 169 pasime për lojë të hapur, 133 pasime përpara, 36 pasime në të tretën e fundit, transmeton Klankosova.tv Këtë sezon, Kimmich ka luajtur 23 ndeshje për Bayernin, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 4 asiste. Për momentin, Bayern Munich kryeson tabelën e Bundesligës me 38 pikë dhe mbetet i pamposhtur pas 14 xhirove. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.