Jose Mourinho, aktualisht në krye të Benficas së Lisbonës, ka folur zyrtarisht për thashethemet që e lidhin atë me një rikthim të mundshëm te Real Madrid si zëvendësues i Alvaro Arbeloas.Pavarësisht se është një nga të preferuarit e Florentino Perez, trajneri portugez i tha Il Giornale se fokusi i tij i vetëm tani është të udhëheqë Benfikën drejt Ligës së Kampionëve, transmeton Klankosova.tv
Ai theksoi se skuadra e tij është në një seri të jashtëzakonshme, duke mbetur e vetmja skuadër e pamposhtur në Evropë këtë sezon, dhe e gjithë vëmendja e tij është te tre ndeshjet vendimtare që kanë mbetur.Vlen të përmendet se Mourinho më parë e ka drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, gjatë së cilës kohë ai i udhëhoqi Los Blancos drejt fitimit të La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.