Mesfushori i Arsenalit, Jorginho, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi pasi të skadojë kontrata e tij.
33-vjeçari u transferua te “Topçinjtë” nga Chelsea në janar të vitit 2023 për 12 milionë euro dhe ka luajtur në total 79 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
E fundit prej këtyre ishte një paraqitje prej vetëm një minute në fitoren me rezultat 1:0 kundër Newcastle në ndeshjen e parafundit të sezonit, pasi kishte qenë jashtë fushës për shkak të një problemi në mushkëri.
Italiani nuk u përfshi në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Southampton të dielën, dhe tani ka bërë zyrtare lamtumirën.
“Ndonjëherë, një sezon është më shumë se thjesht futboll. Ka të bëjë me momente. Ka të bëjë me ndjenjën se je pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.