Një trup gjykues ka marrë vendim që legjenda e basketbollit, Michael Jordan të dëmshpërblehet me 8.9 milionë dollar nga një dyqan ushqimorë.
Arsyeja e kësaj është se emri i tij ishte përdorur nga ky dyqan, tashmë i mbyllur pa lejen e tij.
Pas verdiktit legjenda e Chicago Bulls është parë i buzëqeshur para gazetarëve.
Avokatët e Jordan kanë kërkuar që shuma e pagesës që duhet ta bëjnë pronarët e këtij dyqani të mos jetë më e vogël se 10 milionë, por që vendimi i trupit gjykues ishte që kjo shumë të jetë 8.9 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.