Ai doli 28 herë në vijën e gjuajtjeve të lira, vetëm në dy çerekët e parë të lojës.
Në krejt takimin, që kalifornianët e fituan ndaj teksanëve 128 me 95, ai tentoi 34 herë nga kjo pikë e terrenit, duke shënuar 14, e huqur 20 pikë.
Rekordin deri tashti e mbante Shaquile O'Neil, me 27 gjuajtje të lira në një pjesëlojë.
Fakti se Jordan është i dobët nga gjuajtjet e lira ishte i ditur nga Houston, që ndoqi stragjegjinë e faulimit të shpeshtë, me besimin se qendra nikoqire do të huq shumicën e herave.
Jordan, megjithatë, arriti që në fund të takimit të regjistrojë 26 pikë, krahas 17 kërcimeve, duke dalë më i miri i lojës.
Pas kësaj fitoreje, Clippers udhëheq 3 me 1 serinë e gjysmëfinaleve në konferencën perëndimore.
Ekipit të Jordan i duhet edhe një fitore për të arritur finalen.
https://www.youtube.com/watch?v=tFtR6Bvhoy0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.