Sulmuesi nga Nigeria, John Otto John i FC Prishtinës e ka nisur mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Ai në dy takime ka shënuar dy gola për fanellën bardhë e katërt, njofton Klan Kosova.
Por në duelin e fundit edhe pse shënoi një gol, skuadra e tij nuk arriti të tre pikë, pasi luajti baras 1:1 kundër Arbërisë.
Sipas John, dueli kundër Arbërisë ishte zhgënjyes pasi skuadra e tij pati mundësit për të arritur deri te fitorja.
“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhë”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.
“Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas. Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.