Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se me kujdes të shtuar është duke e përcjell situatën e krijuar pas disa postimeve me përmbajtje të papërgjegjshme dhe kërcënuese në rrjete sociale dhe media, ku fillimisht janë atakuar disa anëtarë të KB Sigal Prishtina.
FBK sqaron se dënon fuqishëm shtyerjen e çfarëdo agjende politike të individëve ose grupeve të caktuara nëpërmjet basketbollit dhe dëshiron të përsërisë se si organizatë është jopolitike në veprimtarinë e saj dhe qasje të njëjtë presim edhe nga anëtarët tanë, gjegjësisht klubet dhe shoqatat e basketbollit.
Të njejti kërkojnë nga KB Peja dhe KB Sigal Prishtina që ndeshjet finale të play-off-it të organizohen në mënyrën më të mirë të mundshme si dhe apelon tek tifozët që të anojnë në mënyrë korrekte dhe kërkon nga organet e rendit e organet përgjegjëse për siguri, me të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm, që me kujdes të shtuar t’i qasen kësaj ndeshjeje dhe të sigurojnë rrjedhë normale të saj.
Ata u shprehën se do t’i përmbahen në tërësi Propozicioneve të Garave dhe akteve tjera normative duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura brenda kompetencave dhe autorizimeve të tyre që të sigurojnë ambient sportiv për zhvillim të ndeshjes së dytë dhe ndeshjeve të tjera të serisë finale.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.