Lajmet e fundit

Banorët e Maltës sipas hulumtimit të ri janë njerëzit më dembelë në botë.
Pas banorëve të Maltës, sipas dembelisë radhiten banorët e Swazilandit në Afrikë, sipas lajmpress, përderisa vendin e tretë në këtë listë e mbajnë banorët e Arabisë Saudite, përcjellin agjencitë.
Në këto vende është përcaktuar shkallë e lart e trashjes tek njerëzit, çka ka qenë edhe kriteri kryesor për përcaktimin e shkallën së përtacisë, me atë që ka devijime të rëndësishme kur bëhet fjala për pjesë të caktuara të këtyre vendeve.
Kështu për shembull, në pjesën jugor të Arabisë Saudite shkalla e trashjes është shumë më e ulët në krahasim me pjesët tjera të vendit. Hulumtimin e kanë kryer shkencëtarët arabë në krye me endokrinologun e njohur, dr. Waleed al Bakr.
Ai ka thënë se si trashja vret mesatarisht 20.000 njerëz çdo vit në Arabinë Saudite, duke shtuar që femrat në këtë mbretëri janë më të prira ndaj trashjes për shkak të mungesës së ushtrimeve.