Kitaristi legjendar i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, e ka ritheksuar se ky bend zor se do të ribashkohet në të ardhmen për të bërë turne në botë.
Page po fliste për BBC Radio 2 këtë mëngjes, pas publikimit të bashkëpunimit të tij me The Rolling Stones në këngën “Scarlet” e cila ishte regjistruar më 1974 por që u publikua tek sot pas 46 vjetësh.
“Po duket e vështirë që do të ketë turne në të ardhmen. Për dallim nga The Rolling Stones, ata disi e dinë që fansat e duan këtë – po ashtu e di këtë edhe me fansat e Led Zeppelin”, ka thënë Page mes tjerash.
“Por nuk duket që do të ketë diçka në të ardhmen, fatkeqësisht”, ka shtuar Page.
https://www.youtube.com/watch?v=TA9Rec1qAFQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.