Ai mori 535 pikë në total nga paneli i mediave duke lënë mbrapa Draymond Green me 200 pikë dhe Rudy Gobert me 189 pikë.
Butler këtë sezonë rriti mesataren e tij nga 13.1 në 20.0 pikë për ndeshje. Ai u zgjodh për herë të parë “All Star Player” në Konferencën Lindore.
"Dëshiroj që të fitoj ndeshje në vazhdimësi, dua ta fitoj titullin, dhe në fund të sezonës ndoshta çmimi si lojtari më i pëmirësuar do të ketë vlerë edhe më të madhe për mua , tha Butler.
Ai rriti edhe statistikat e gjuajtjeve nga 39.7% sa kishte në sezonën e fundit në 46.2% këtë sezonë.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=zzRv7SI6Y4Y[/embed]
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.