Jim Carrey ka mbrojtur komedianen Kathy Griffin pasi që ajo kishte pozuar për një fotografi ku shihej duke e mbajtur një kokë të copëtuar që i ngjante presidentit amerikan, Donald Trump.
Kjo fotografi kishte ngjallur kritika nga një numër politikanësh dhe ishe dënuar nga Trump i cili kishte thënë se Kathy Griffin duhet të turpërohet nga vetja dhe se djali i tij, Barron, po kalon kohë të rëndë shkaku i asaj fotografie.
Komikja kërkoi falje në një video por sidoqoftë, aktori legjendar Jim Carrey i doli në krah Kathy-t duke thënë se komedianët e kanë për detyrë që ta kalojnë vijën (teprojnë) gjithmonë, sepse ajo vijë nuk ekziston.
“Nëse dilni në atë pjesë të vëmendjes dhe bëni çmenduri që po i bën Trump, ne jemi vija e fundit e mbrojtjes. Dhe vërtetë, komikët janë zëri i fundit i të vërtetës në tërë këtë gjë”, tha Carrey.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.