Klubi i Basketbollit Peja, ka njoftuar se ka nënshkruar me Jetmir Zeqirin.
Zeqiri do të jetë pjesë e kampionit aktual deri në fund të sezonit, njofton Klankosova.tv.
“KB Peja njofton arritjen e marrëveshjes me basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili për pjesën tjetër të sezonit do jetë pjesë e skuadrës verdhezi”, thuhet në njoftim.
“Zeqiri ka ndërtuar karrierë në Maqedoni e Kosovë, dhe tani bashkohet me Pejën për aventurën e radhës”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.