Rock grupi Jericho ka publikuar këngën e tyre më të re që mban titullin “Ëndërr e prerë”.
Kënga e tyre më e re bazohet në poezinë e poetit të njohur Dritëro Agolli..
Ata kishin njoftuar ditë më parë se kjo këngë ishte emocionalisht puna më e rëndë që e kanë bërë ndonjëherë.
“ ‘ËNDËRR E PRERË’ me titull nga poezia e DRITËRO AGOLLIT është kënga e radhës e JERICHO-s, videoklipin e së cilës e realizuam në bashkëpunim me aktorin nga Prizreni, XHEVDET DODA, i cili me lojën e tij i dha kuptim këtij projekti”.
Madje djemtë e grupit kishin shprehur edhe zhgënjimin dhe dhimbjen e tyre për të ardhmen e Kosovës.
“Është hera e parë që ndjehemi totalisht të pashpresë për të ardhmen e vendit tonë. Është i pabesueshëm dhe i trishtë rrugëtimi jonë prej 1999 deri në 2019, prej “This is my home” përplot jetë e ëndrra në “Ëndërr e prerë”. Atë çfarë as armiqtë tanë nuk munden ta thyejnë, “shpresën për ditë më të mirë’, e thyen dhe shkatërruan akterët politikë shqiptarë të të gjitha partive PA DALLIM, në bashkëpunim me oligarkët e bizneseve duke mosrespektuar as më të paktën e dinjitetit njerëzor, të natyrës, ajrit e ujit e ambientit që na rrethon, në të cilën frymojmë dhe jetojmë!”.
Jericho që njihet për këngët që shprehin rebelimin për gjendjen aktuale në vend ka thënë se thelbin e këngës së tyre më të re e përshkruajnë më së miri katër vargjet e fundit të poezisë “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit.
“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim nje vdekje më të mirë
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës”.
Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.
Tekstet e këngëve të tyre në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë.
Të gjitha këngët e Jerichos trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit.
Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ketë një publik rreth vetes është ”Don’t f*** with Albanians”.
https://www.youtube.com/watch?v=FTcrUvIIbCs
Grupi “Jericho” njihet për këngët si “Shkaba”, “Nëntor i ftohtë”, ”Zgjohu”, ”Tomlin e nonës”, ”Kur do t’pushojë kjo kangë”, ”Albanian Rhapsody” dhe shumë të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=15fr45_YuK0
https://www.youtube.com/watch?v=ODdVWXXisBk
https://www.youtube.com/watch?v=pWg4VZN9LDA
https://www.youtube.com/watch?v=G3t3e3p2moE
https://www.youtube.com/watch?v=ZaZQGwiclYA
https://www.youtube.com/watch?v=8WuNRFuGQhU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.