Lajmet e fundit

“Pak më parë doli një deklaratë e kryeministrit në detyrë, Kurti, i cili tha se së pari kuvendi, qeveria pastaj presidenti. Pra ne jemi duke folur për një shkuarje në zgjedhje të reja, sa po e shoh unë, sepse në një situatë e tillë do të përsëritet përsëri zgjedhjet e kaluara. Nëse nuk ka një marrëveshje politike, nuk do të ketë as president, badihava e zgjedh kryetarin e Kuvendit, badihava e bën qeverinë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.Me Krasniqin u pajtua edhe analisti Shkumbin Kajtazi, transmeton Klankosova.tv.
“Ne s’kemi shkuar në zgjedhje as për qeveri e as për kryetar Kuvendi, kemi shkuar për president. Dhe kushdo që diskuton diçka tjetër para se të ofrojë një zgjidhje se qysh me kalu çështjen e presidentit, është duke bërë lojë”, u shpreh Kajtazi.Ndërsa analisti Korab Blakaj, thotë se vendet e rezervuara në Kuvend janë një nga shqetësimet kryesore në vend.
“Është një lloj formule e përgatitur që ata t’i bëjnë shumë të rëndësishëm për shtetin”, tha ai, teksa diskutonte për formimin e qeverisë.