05.12.2018 · përditësuar para 2774 dite1 min lexim
Shoqëria kulturore artistike "Jehona" këtë vit shënon 50 vjetorin e formimit të saj.
Për nder të gjysmëshekullit të punës, kjo shoqëri do të mbajë koncert manifestiv ku do të ketë valle dhe këngë.
Nënkryetari i SH.K.A Jehona, Refki Reshitaj ka thënë për klankosova.tv se ky koncert ishte planifikuar të mbahet këtë të mërkurë porse u anulua pasi sot në Kosovë është ditë zie për nder të ish-presidentit amerikan George H.W Bush që ndërroi jetë të premten.
“Koncerti do të mbahet diku nga mesi i javës së ardhshme, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, aty do të performohen tre valle, njëra nga grupi i valltarëve të rinj " Ardhmëria e Jehonës" dhe dy vallet tjera nga valltarët senior të SH.K.A. Jehona”, tha Rashitaj për Klan Kosovën.
Pos valleve këtu do të perfomojnë edhe orkestra e shoqërisë "Jehona" si dhe këngëtare të njohura të muzikës popullore si: Shkurte Fejza, Motrat Mustafa, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani.
Për këtë aktivitet, Reshitaj falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit e cila ndau 2000 euro për realizimin e këtij koncerti si dhe kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, nën patronatin e të cilit mbahet koncerti.
SH.K.A. "Jehona" u themelua në vitin 1968, kulmin e aktiviteteve dhe angazhimeve e kishte në vitet e 80-ta, kur edhe mbante epitetin e Ansamblit më të mirë të Kosovës ,për çka morri edhe mirënjohje, shpërblime dhe çmime të shumta./klankosova.tv/.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.