Lajmet e fundit

Ukrainasit janë mbledhur jashtë ambasadës së SHBA-së në Kiev për të protestuar kundër qëndrimit të Donald Trump për luftën në këtë shtet.
Ndërkohë, JD Vance, ka thënë se ai është ndjekur dhe protestuesit i “bërtitën” teksa ishte duke ecur me vajzën e tij trevjeçare pasi protesta po zhvilloheshin edhe në SHBA,
Në një postim në “X”, zëvendëspresidenti i Amerikës tha se vajza e tij u shqetësua dhe u frikësua.
“Vendosa të flas me protestuesit me shpresën se mund të ndërroj disa minuta bisedë me ta duke e lënë të vogëln time vetëm”, tha ai.
Vance shpjegoi se “pothuajse” të gjithë ishin dakord, duke shtuar se ishte një “bisedë kryesisht me respekt”./Klankosova.tv.