Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance do të shkojë bashkë me gruan e tij, Usha në udhëtimin në Grenlandë të premten, një vizitë që pason kërcënimet e Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin.
Çifti do të shkojë në bazën hapësinore Pituffik për të marrë një informim mbi çështjet e sigurisë së Arktikut dhe për të takuar anëtarët e forcave amerikane të stacionuara atje, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Usha Vance kishte planifikuar të udhëtonte në territorin danez për një vizitë kulturore përpara se burri i saj të njoftonte planet e tij. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, Mike Waltz, gjithashtu do të vizitojë këtë javë në një udhëtim të veçantë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët në Grenlandë i kanë kritikuar ashpër vizitat e planifikuara duke i cilësuar ato si mosrespektuese.
Grenlanda - ishulli më i madh në botë, i vendosur midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik - është kontrolluar nga Danimarka, gati 3,000 km (1,860 milje) larg, për rreth 300 vjet.
Ajo rregullon punët e saj të brendshme, por vendimet për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes merren në Kopenhagë. SHBA ka pasur prej kohësh një interes sigurie dhe një prani ushtarake atje që nga Lufta e Dytë Botërore
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.