Reperi dhe moguli i muzikës, Jay-Z, e ka vlerësuar në superlativë Frank Ocean-in, duke thënë se ai ka krijuar muzikën më të mirë që njerëzit e kanë dëgjuar ndonjëherë.
“Suksesi duhet të jetë si Frank Ocean. Tani, qartazi, ai është shumë popullor, por nuk do të thosha që ai luan sipas rregullave të industrisë. Ai luan me rregullat e veta – ai e bën muzikën që do që ta bëjë, dhe nuk i shkon një formati të caktuar”, ka thënë Jay-Z për Space.
“Nuk dua që të them se ai është më i mirë se të gjithë në sensin e garës në muzikë, vetëm po them që ai bën një pjesë të muzikës që është më e mira që e kemi dëgjuar ndonjëherë”.
https://www.youtube.com/watch?v=KhiYIn5yZjI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.