Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 30-të e Serie A-së e cila nis me kampionin në fuqi, Napolin, që i shkon Cagliarit.
Kjo ndeshje jepet sot nga ora 18:30 në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion.
Po në këtë kanal jepet ndeshja e së shtunës midis Milanit dhe Torinos, e cila fillon nga ora 18:00, e nga ora 20:45 ajo mes Juventusit të Edon Zhegrovës dhe Sassuolos së Arijanet Muriqit.
Ndërkaq, Interi i shkon Fiorentinës të dielën nga ora 20:45, ndeshje që jepet po ashtu në Sport 1

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.