Pas pesë dueleve të tjera që u transmetuan gjatë javës, tani i vije radha edhe të gjashtit dhe të fundit nga NBA për këto 7 ditë në platformën numër një në vend, Artmotion.
21:30 BROOKLYN – MILWAUKEE ART SPORT 2
Brooklyn i Kevin Durant dhe Kyrie Irving sfidon “Grekun e Frikshëm” Giannis Antetokounmpo dhe skuadrën e tij të Milwaukee Bucks në shtëpinë e tyre në një duel derbi nga konferenca lindore. Kjo përballje starton me fillim nga ora 21:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Brooklyn në kët duel vjen pas një humbje shokuese nga Portlandi teksa ka siguruar tashmë playoffin dhe qëndron me numër të njejtë fitoresh me Philadelphian në krye të lindjes. Ata kanë 43 fitore dhe 21 disfata deri më tani kur kanë ngelur edhe 8 ndeshje për tu zhvilluar. Milwaukee nga ana tjetër janë të tretët në lindje dhe me një fitore të radhës e sigurojnë edhe matematikisht pjesmarrjën në fazën e playoffit, aktualisht “Drerët” kanë 39 fitore dhe 24 disfata.
177 janë ndeshjet në histori mes këtyre dy klubeve nga të cilat 102 janë fitoret e Milwaukee dhe 75 sosh të Brooklyn.
Brooklyn Nets, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Shamet, Durant, Green, Griffin
Milwaukee Bucks, 5-shja e mundshme startuese:
Holiday, DiVicenzo, Middleton, Antetokounmpo, Lopez
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.