Java e dytë e Superligës së Kosovës në Futboll fillon sot me dy ndeshje. Llapi udhëton te Drita, kurse Ulpiana pret Malishevën.
Të dy këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 17:00.
Kujtojmë se në xhiron e parë, Ulpiana barazoi kundër kampionit të Superkupës së Kosovës, Llapin dhe Malisheva barazoi kundër kampionit të Superligës, Prishtinën.
Vetëm Drita menaxhoi të dilte nga java e parë me tre pikë, ku fitoren e gjeti në shtëpi kundër Feronikelit, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, nesër do të ndeshet Prishtina kundër Ballkanit dhe Feronikeli kundër Gjilanit me fillim nga ora 17:00.
Ndërsa ndeshja e fundit e javës së dytë do të jetë në mes të Dukagjinit dhe Drenicës.
Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës mund t'i ndiqni drejtpërdrejt në ArtMotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.