Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, nga data 6 deri më 12 tetor organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë.
Sivjet, kremtohet për librin dhe kulturën me temën “Biblioteka mes traditës dhe inovacionit”, me koncept të ri dhe mysafirë të shumtë.
Kjo javë do të ketë një program të ndërkombëtarizuar, me përfaqësues nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Biblioteka e Bullgarisë, e Turqisë, e Maqedonisë së Veriut dhe Biblioteka personale e profesorit “Karl Kaser”, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë Javës së Bibliotekës do të mbahen sesione shkencore, panele diskutimi, aktivitete edukative dhe kulturore, ekspozita, punëtori dhe vizita në shërbimet e Bibliotekës, poashtu do të ketë shfaqje filmash në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.