Java e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll nis sot me ndeshjen Malisheva - Llapi.
Kjo përballje zhvillohet në stadiumin "Liman Gegaj" me fillim nga ora 15:00.
Për llapjanët kjo lojë është tejet me rëndësi, pasi që janë në luftën për mbijetesë, andaj secila pikë është tejet e rëndësishme për skuadrën e Tahir Batatinës.
Llapi gjendet në vendin e shtatë në tabelën e Superligës, njofton Klankosova.tv.
Derisa Malisheva renditet e treta me 47-të pikë.
Lojën Malisheva - Llapi, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet sportive të Artmotion.
Ndërkaq, e diela po ashtu pritet të sjellë përballje tejet interesante në javën e 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.