Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante e që janë të vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës në futboll.
Ferizaj do të ballafaqohet me Malishevën.
Fitorja do t'i kryente goxha punë ekipit vendas për të forcuar pozitën në mesin e tabelës.
Aktualisht skuadra ferizajase renditet e 6-ta me 38 pikë derisa Malisheva është e 3-ta me 47 pikë.
Derisa një akoma më e fortë pritet të luhet në Drenas, mes Feronikelit'74 dhe Llapit.
Kjo ndeshje është e rëndësishme sidomos për llapjanët që po kërkojnë t'i shmangen zonës së rrezikut.
Nikli aktualisht gjendet në vendin e fundit me 14 pikë derisa skuadra e Tahir Batatinës, është e 8-ta me 33 pikë.
Këto ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në kanalet sportive të platformës Artmotion./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.