Drita e Prishtina, do të ballafaqohen në derbin e javës së 29-të të Superligës.
Ndeshja do të zhvillohen në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Skuadra e Zekirja Ramadanit, e ka përfunduar çështjen sa i përket kampionit, derisa prishtinasit aktualisht renditen të pestit.
Loja transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion, në kanalin Sport 1.
Një ndeshje tjetër tejet interesante do të zhvillohet në Suharekë, në mes të Ballkanit dhe Gjilanit.
Kampioni në fuqi renditet në vendin e dytë me 50 pikë derisa "Skifterat" gjenden të gjashtit me 38 pikë sikur Prishtina.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë me fillim nga ora 15:00 në kanalin Sport 2./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.