Sot dhe nesër do të zhvillohet java e 11-të e Superligës në futboll.
Të marten në program janë dy ndeshje Malisheva - Ballkani dhe Gjilani - Dukagjini.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00, dhe transmetohen drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizive, Artmotion.
E para jepet në kanalin Sport 1 derisa loja e dytë në Sport 2.
Kurse, të mërkuren do të luhen tri ndeshje, ku vëmendja kryesore është te derbi Llapi - Prishtina.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.