Lajmet e fundit

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të sjellë përballje shumë interesante dhe vendimtare në prag të fazës së “Play-off”-it.
Trepça dhe Bashkimi që tashmë kanë siguruar një vend në gjysmëfinale, lufta kryesore zhvillohet për pozitat tjera dhe për mbijetesë, transmeton Klankosova.tv.
Lufta do të jetë për pozitën e katert në tabelë mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, skuadra që kanë pikë të barabarta dhe synojnë vendin e katërt, që siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.
Xhiroja hapet të premten me ndeshjen ndërmjet Bora dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë bilanc prej 14 fitoreve e 12 humbjeve, ndërsa therandasit 11 fitore e 15 humbje.
Të shtunën zhvillohen përballje tejet të rëndësishme. Rahoveci 029, i motivuar pas fitores ndaj Vëllaznimi, përballet me liderin dhe kampionin në fuqi Trepçën.
Rahovecasit janë të shtatët me nëntë fitore e 17 humbje, ndërsa mitrovicasit dominojnë me 23 fitore e vetëm tri humbje.
Ndërkohë, Sigal Prishtina pret Vëllaznimin në një duel të rëndësishëm për mbijetesë, kryeqytetasit kanë dhjetë fitore e 16 humbje, ndërsa kuqezinjtë mbajnë vendin e fundit me tetë fitore e 18 humbje.
Java 27 mbyllet me përballjen mes Pejës dhe Bashkimit, një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare para fazës vendimtare. verdhezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa prizrenasit 18 fitore e tetë humbje.