Ardon Jashari ka dhënë një intervistë për "Il Foglio", duke bërë një bilanc të rrugëtimit të tij me fanellën kuqezi, dhe mbi të gjitha, te negociata e gjatë për transferimin veror që e çoi nga Club Brugge te Milani.
Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën tregoi vështirësitë dhe emocionet e përjetuara gjatë një periudhe që verën e kaluar zgjati më shumë se sa pritej mes Brugge dhe Milanit.
Një operacion mjaft kompleks, që mbeti pezull për disa javë përpara se të arrihej marrëveshja përfundimtare. Një pritje e gjatë, por që nuk e zbehu kurrë dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi.
“E mbaj mend shumë mirë atë periudhë. Kisha përfunduar sezonin me Brugge duke fituar Kupën e Belgjikës dhe isha ndër lojtarët më të fortë të skuadrës. Klubi nuk donte absolutisht të më shiste, qëndrimi i tyre ndaj meje ishte shumë i qartë. Unë flisja çdo ditë me agjentin tim, duke ditur për interesimin e madh të Milanit. Isha me pushime në Ibiza me të dashurën time, po relaksohesha kur më ra telefoni. Numri ishte italian. U përgjigja menjëherë, ishte Igli Tare. E kuptova menjëherë që Milani do të bënte gjithçka për të më bindur dhe kjo më entuziazmoi shumë”.
Respekti për klubin belg, që kishte besuar tek ai pas sezonit të jashtëzakonshëm në Zvicër me fanellën e FC Luzern. Brenda një viti u kthye në simbol të “Blauw-Zwart”, duke grumbulluar 52 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe duke u konsideruar si një pikë referimi për tifozët. Por kur të telefonon një emër si Zlatan Ibrahimović, është shumë e vështirë të thuash “jo”:
“Nga ana tjetër kisha një respekt të madh për Brugge. Doja vetëm të gjeja zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Sigurisht, si mund t’i thuash jo një klubi kaq të madh si Milani? Çfarë e përshpejtoi ardhjen time në Milano? Puna e gjithë drejtuesve. Rreth dhjetë ditë pas telefonatës së drejtorit Tare, erdhi edhe ajo e Zlatanit. Më foli për projektin. Isha i emocionuar në telefon, zëri pothuajse më dridhej, por brenda vetes isha i motivuar dhe gati për të nisur një sfidë të re.”
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.