Atalanta është eliminuar me rezultat total 2:5 nga Clube Brugge në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ata kishin humbur 2:1 në Belgjikë, ndërkaq u mposhtën 1:3 në shtëpi.
Chemsedine Talbi shënoi dy gola në minutat 3’ dhe 27’ për të shokuar Atalantën, ndërkaq goditjen përfundimtare ia dha F Jutgla në minutën 45+3’.
U duk sikur Atalanta do të kthehej kur Ademola Lookman shënoi në minutën e parë të pjesës së dytë për 1:3.
Por po i njëjti dëshpëroi skuadrën kur nuk realizoi për 2:3 nga pika e bardhë në minutën e 61-të.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.