Ardon Jashari është fare pranë kalimit te gjiganti botëror, Milan, sipas raportimeve më të fundit nga Italia.
Sipas Gazzetta dello Sport, pas javësh ngecjeje, Milan dhe Club Brugge janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e tij.
Mesfushori kosovar ka qenë i vendosur, duke refuzuar çdo ofertë tjetër dhe duke shprehur qartë dëshirën për t’u bashkuar me “Rossonerët”.
Marrëveshja për 21-vjeçarin pritet të mbyllet në ditët në vijim.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.