Muharrem Jashari, u shpreh tejet i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, sonte në "Fadil Vokrri" në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Jashari foli edhe për momentin e diskutueshëm ku u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ai tha se për të ky rast nuk ishte për kartonin e kuq.
"Do ta shikoj edhe njëherë këtë rast", tha Jashari për RTK-në pas ndeshjes transmeton Klankosova.tv
Sulmuesi ishte autor i golit të vetëm që u realizua sonte në Prishtinë.
Deri më tani, Kosova ka arritur të i marrë 12 pikë, pra katër fitore.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.