Këngëtarja Janet Jackson, ka goxha një trung interesant familjar.
Në një intervistë në “BBC Sounds”, Jackson u pyet nëse ishte e vërtetë se ka lidhje familjare me një këngëtar tjetër legjendar, Stevie Wonder, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Është kushëriri ynë”, tha Jackson, teksa gazetari Scott Mills u trondit. “Këtë nuk e dinë shumë njerëz. E kam kushëri nga ana e nënës”.
Por, kjo nuk është e tëra.
“Kushërinj i kam edhe Tracy Chapman e Samuel L. Jackson”, shtoi Jannet Jackson.
Ajo madje bëri shaka se Samuel L. Jackson, i famshëm për rolet e tij në filmat epikë “Pulp Fiction”, “Captain Marvel” dhe “Snakes on a Plane”, nuk është një nga vëllezërit e saj, pavarësisht mbiemrit të njëjtë.
Janet Jackson aktualisht është në turne duke kremtuar dekadat e saj me hite. Dhe ajo nuk është e vetmja anëtare e familjes Jackson që ka korrur suksese.
Chapman, e cila njihet shumë për jetën jashtëzakonisht shumë private, ka shijuar një rikthim të karrierës, duke iu falënderuar artistit të muzikës kantri Luke Combs që ka bërë ‘cover’ hitin e saj të vitit 1988, “Fast Car”.
Kjo këngë arriti në pozitën e parë në toplistën “Country Airplay” vitin e kaluar dhe e bëri Chapmanin gruan e parë të zezë që kryeson top-listat që kur kjo top-listë nisi më 1990.
Ajo dhe Combs u duartrokitën me të madhe gjatë performancës së tyre në shkurt gjatë ceremonisë Grammys.
Jannet Jackson është motra e Michael Jackson. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.