Njëri nga basketbollistët më të mirë të Kosovës, Jan Palokaj, po rikthehet në Superligë.
Lojtari që ka edhe pasaportë kroate, po e vazhdon karrierën aty ku e la në pranverë, te skuadra e Golden Eagle Yllit, raporton Klankosova.tv
Me suharekasit, Palokaj u shpall nënkampion i Kosovës, pasi vetëm në ndeshjen e pestë të finales, u mposhtën nga Trepça me rezultat 67-66.
Kēto ishin statistikat e këtij basketbollisti, në edicionin 2023/2024 me skuadrën nga Suhareka.
- Pikë për ndeshje: 15.3
- Asistime për ndeshje: 4.2
- Kërcime për ndeshje: 5.1
- Përqindja e gjuajtjeve: 45%
Palokaj më parë ka qenë pjesë edhe e Sigal Prishtinës!

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.