Tensioni midis Salahut dhe legjendës së Liverpoolit po arrin në pikën kulmore.
Në transmetimin e drejtpërdrejtë të sotëm të “Monday Night Football” , ish-mbrojtësi 47-vjeçar i Liverpoolit, Jamie Carragher, nuk i mbajti emocionet apo fjalët kur iu drejtua mesfushorit 33-vjeçar të Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, i cili kishte shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si ekipi po e trajtonte.
"Dua t'ia kujtoj Mohamed Salahut dhe, ndoshta, agjentit të tij një gjë... Përpara se të vinte te Liverpooli, Mo Salahu njihej si lojtari që dështoi te Chelsea. Ky është thjesht një fakt", deklaroi Jamie.
Carragher gjithashtu beson se incidenti është një veprim i llogaritur nga Salah dhe agjenti i tij: "Mendova se ishte një turp me atë që bëri... Mendoj se kur ndalet në zonën e përzier, është koreografuar me të dhe agjentin e tij për të shkaktuar dëmin maksimal dhe për të forcuar pozicionin e tij."
Carragher nuk u ndal me kaq, ai iu kundërvu paraqitjeve të Salahut për ekipin kombëtar egjiptian, duke pretenduar se Egjipti në fakt luan më mirë pa të: “Ai është gjithashtu lojtari më i madh që ky vend ka pasur ndonjëherë. Egjipti është kombi më i suksesshëm në Kupën e Kombeve të Afrikës. Por Salah NUK e ka fituar Kupën e Afrikës".
Këtë sezon, Salah ka luajtur 19 ndeshje për Reds, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 3 asiste.
Kontrata e tij aktuale me Liverpoolin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por të gjitha shenjat sugjerojnë se egjiptiani do të largohet nga Anfield shumë më shpejt. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.