Lebron James e nisi më keq se asnjëherë në karrierën e tij, ndeshjen ndaj Atlantas, të dielën mbrëma.
Ai huqi 10 gjuajtje, duke shënuar një rekord të zi për vete edhe në serinë e ndeshjeve të play off-it në NBA.
James nuk qëlloi nga asnjë pozitë, në pesë minutat e parë të ndeshjes.
Por, magjia e zezë u hoq në vazhdim. Deri në mbarim të ndeshjes, që pa edhe një vazhdim, "mbreti" mbërriti të regjistrojë dyshifror të trefishtë, duke shënuar 37 pikë, 18 kërcime dhe 12 asiste. Ky është triple dubble i 12 në karrierë që James e arrinë në play off.
Në fund të ndeshjes, lojtari më i mirë në ligë ra në gjunj dhe shtriu duar në parket.
"Luajta dëri në dërmim. Dhashë gjithcka kisha nga vetja dhe ndonjëherë, trupi thjesht të lëshon", tha ai pas takimit.
Në fakt, kur gjithcka përfundoi, LeBron pati nevojë për një kontroll mjekësor.
"Kam qenë më mirë", shtoi ai duke qeshur, në një konferencë shtypi.
Me këto 37 pikë, LeBron kapi 4 mijë e 782 poena dhe pozitën e gjashtë të shënuesve më të mirë në këtë fazë të garave në NBA, duke kaluar Carl Malone-n, që kishte 4 mijë e 761.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.