Pas dueleve fantastike që përcollëm gjatë mëngjeseve të së martës, mërkurës dhe të enjtes tani do ta kemi mundësinë të shohim edhe një ndeshje tjetër nga liga numër një e basketbollit në botë, NBA, këtë herë super derbin e Los Angeles-it.
04:00 L.A LAKERS – LA CLIPPERS ART SPORT 1
Clippersat që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjën në fazën e playoffit do të kenë punë me rivalët lokal të Lakers të cilët akoma janë në rrezik për të rënë nga playoffi dhe për të luajtur në “play-in”.
Kjo ndeshje luhet mëngjesin e së premtes me fillim nga ora 04:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Clippers deri më tani kanë 43 fitore dhe 22 humbje duke u renditur të katërtit në konferencën perëndimore, kurse Lakersat nga ana tjetër kanë 37 fitore dhe 28 humbje duke mbajtur pozitën e gjashtë në po të njëjtën konferencë.
226 janë ndeshjet e luajtura mes këtyre dy skuadrave në histori, 150 fitore kanë arritur Lakersat ndërsa 76 sosh Clippersat.
Përndryshe, këtë edicion në dy raste ku këto dy skuadra janë përballur në fund fitues kanë dalur të besuarit e Tyron Lue për të cilët kanë shkëlqyer dyshja George-Leonard.
Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Caruso, Caldwell-Pope, James, Davis, Drummond
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Rondo, Leonard, George, Ibaka, Cousins
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.