Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë parlamentare presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të KQZ-së për të nisur punën për formimin e institucioneve të shtetit.
Çështja e presidentit që çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të jetë sërish 'çështje problematike' për shkak të numrave në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Zejnullah Jakupi i ftuar në emisionin "Kosova Today" tha se do preferonte nje koalicion më të madh mes LVV-së dhe LDK-së.
Ai tha se të partitë do duhet të bëjnë kompromis që sipas tij tregon pjekuri politike.
"Do të ishte shumë e preferuar të kishte një koalicion më të madh të themi me LVV dhe LDK dhe kjo e bën të domosdoshme bashkëpunimin me të paktën një pjesë të opozitës. Pikërisht këtu duhet të hyj në lojë kompromisi politik mes dyjave, në një demokraci kompromisi nuk është shenjë dobësie, por pjekuri politike. LDK dhe Vetëvendosje do të duhej të uleshin në një tryezë dialogu për të diskutuar zgjedhje më të mira për presidentin dhe një zgjidhje mund të ishte një figurë konsensuale që nuk është anëtare e asnjërës parti por gëzon besimin e dyja palëve", tha Jakupi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.