“Pse t’i shikojmë kafshët?” është ekspozita grupore e cila do të hapet sot në Muzeun Kombëtar të Arteve Bashkëkohore në Athinë të Greqisë, ku merr edhe artisti kosovar, Jakup Ferri
E kuruar nga Katerina Gregos, drejtoreshë artistike, kjo ekspozitë ka për qëllim të përqëndrohet në të drejtat e kafshëve dhe mirëqenien e tyre.
Me pjesëmarrjen e më shumë se 60 artistëve nga katër kontinente dhe me mbi 200 vepra që zënë të gjitha katet e Muzeut, “Pse t’i shikojmë kafshët?: është ekspozita më e madhe e organizuar ndonjëherë nga EMΣT dhe ekspozita e parë e madhe mbi të drejtat e kafshëve jo-njerëzore ndërkombëtarisht.
Hapja e ekspozitës bëhet nga ora 20:00, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.