Lajmet e fundit

Atifete Jahjaga presidentja në largim ka përcjellur nga afër ndarjen e çmimeve OCSAR ku pjesëmarrës ishte edhe filmi kosovar “SHOK”.
Jahjaga së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O'Connell kanë përcjellur këtë ceremoni, njofton Klan Kosova.
Kjo është deklarata e Jahjagës:
“Ishte një emocion i jashtëzakonshëm këtu në mesin e shumë artistëve të Kosovës, unë dua t’i përgëzojë edhe të gjithë artistët që për momentin janë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR”.
“Këto nuk janë të arritura vetëm në fushën e artit por ata janë edhe ambasador të shtetit dhe të qytetarëve tanë”.
“Ata kamë përçuar një mesazh jashtëzakonisht të fuqishëm për potencialin të cilin e kanë rinia jonë, e kanë artistët tanë”.