Jason Freeny e ka specialitet prerjen e lodrave të famshme në gjysmë dhe duke i mbushur ato me skelete reale .
Jason e ka babain skulptor dhe pasi ai e humbi punën si pasojë e krizës financiare, edhe ai filloi të punojë si skulptor, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, secila skulpturë merr kohë deri në 6 javë për tu dizajnuar.
Ai fillon duke marrë një lodër, duke e vizuelizuar pjesën e brendshme dhe pastaj duke dizajnuar skeletin.
Shumica e klientëve të tij janë nga Amerika, Kina dhe Gjermania.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.