Shorti për Kampionatin Europian në Basketboll që do të mbahet në katër shtete në vitin 2017, tashmë është hedhur.
Kampionati EURO 2017 do të mbahet në Turqi, Finlandë, Izrael dhe Rumani.
27 ekipe do të marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese nga data 31 gusht deri më 17 shtator në vitin 2016. Të 27 ekipet do të ndahen në 7-të raunde e në 6 grupe me nga 4 skuadra.
13 ekipe tashmë vetëm e kanë fituar të drejtën që të marrin pjesë në Kampionatin EuroBasket 2017, raporton FIBA, transmeton Klan Kosova.
Kosova që gjendet në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën, dhe Bullgarinë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.