17.03.2016 · përditësuar para 3765 dite1 min lexim
Grushti i forcuar, faqet e vogla e të ëmbla dhe kontakti intens me sy. Kjo është fotografia e bebes 11 muajshe që u bë fotografia më e famshme në internet gjatë viteve të fundit, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Sam, apo “Fëmija i Suksesit”, siç edhe është bërë i njohur, është përdorur në gjithçka që cilësohet si e suksesshme që nga notat e mrekullueshme nëpër provime e deri te gjetja e kikirikut të fundit në kuti.
Fytyra e tij është përdorur çdokund e në gjithçka.
Mirëpo ai është rritur mjaft shumë që nga viti 2007, kur edhe është realizuar fotografia.
Në një fotografi të publikuar në Imgur, ai ka pozuar me nënën e tij e cila e ka bërë fotografinë që e mori dhenë në internet.
Ajo madje mbanë në dorë një model të vogël skulpturor të fotografisë që e bëri vetë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.